Salianji nga Korça: PD të jetë gati për zgjedhje të parakohshme
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, deklaroi sot nga Korça se PD po përgatitet për të hyrë në zgjedhje të parakohshme.
Salianji iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e PD për të ndryshuar një sistem që nuk iu shërben.
“PD të jetë e gatshme për të hyrë në zgjedhje të parakohshme. Optimizmi i shtuar i strukturave të PD po përhapet dhe vjen si rrjedhojë e pesimizmit të biznesit, të të rinjve, pensionistëve, për të ardhmen, dhe kjo si pasojë e mos hapjes së negociatave. Ftoj të gjithë të bëhen pjesë e PD për të ndryshuar një sistem që nuk iu shërben. Tri studente që kanë protestuar janë dënuar turpshëm nga një gjyqtar, që i shërben partisë së tij. Ne do ta ndjekim në të gjitha strukturat këtë vendim”, tha Salianji.
Ndërkohë, i pyetur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “dielli do të lindë sërish, edhe me mos hapjen e negociatave”, Salianji tha: Koha ka qenë e mirë, ndaj s’kemi pse mbetemi në delir. Ka dhe politikanë që mendojnë kështu. Politika deri tani ka qenë penguese. Qeveria përgjegjëse për keqqeverisjen dhe autoritarizmin që po përdor. Faj nuk kanë populli, faj ka qeveri.