Salianji pas pretencës: Kjo është drejtësia e vjetër, nuk më frikësojnë dot

Pasi mësoi pretencën e prokurorisë, ku u kërkua dënimi me 1 vit e 6 muaj burg për të, Ervin Salianji e cilësoi një sulm politik ndaj tij atë që ndodhi në sallën e gjyqit. “Janë sulme tërësisht politike, nuk pati asnjë provë të re, pati vetëm një devijim të çështjes, nga trafik ndërkombëtar droge i vëllait të ish-ministrit, drejt një gajasmë pretence ku Prokuroria bëhet palë me llumin, por pa diskutim që asnjë intrigë nuk ia del të mposhtë të vërtetën”, tha ai.

“E sigurt është që shqiptarët kanë një person të dënuar me 7 vite e 4 muaj burg që po kryen dënimin, ish-ministrin, vëllain e tij, të larguar nga detyra, dhe një prokurori që lexoi fiks atë që tha Kryeministri”.

Salianji kujtoi që dy prokurorët e parë që u morën me çështjen e tij u larguan nga vetting-u, ndërsa tha se edhe dy të tjerët që dhanë pretencën ndaj tij janë pjesë e drejtësisë së vjetër. “Kjo nuk është drejtësia e re, janë prokurorë të drejtësisë së vjetër të përfshirë në llumin e korrupsionit. Dënimi im është kërkuar që në momentin që e kam bërë publik këtë rast. Askush nuk do t’ia dalë të më frikësojë”, u shpreh ai.

SHKARKO APP