Salianji për Ramën: Nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri, doli. Në 7 vjet e nisi me premtime, po e mbyll me mashtrime

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për median ku komentoi planin me 5 pika të prezantuar sot nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Rama e etiketoi kundërshtarin e tij politik kandidat për kryeministër si “shalqi me provë”!

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili i përgjigjet Ramës, duke u kujtuar shqiptarëve që Edi Rama nuk është “shalqi me provë”, por kungull, që si hyri, ashtu doli.

Salianji shprehet se në 7 vjet Rama e nisi me premtime dhe po e mbyll me mashtrime.

Reagimi i Salianjit

Shqiptarët s’kanë ç’presin më. Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli.
Faktet janë këto:
Në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime. Shëndetësia në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varferia ekstreme në çdo cep të vendit. Këto jane faktet!
Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot. Mendoni që është aq kungull sa mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende. Koha e qeverisjes së kungujve ka mbaruar.
Le të shkojnë të rriten në serat e Surrelit.
Shqiptarët duan ndryshim!

SHKARKO APP