Salianji takim me fermerët në Lushnjë: Katastrofa Rama më e keqe se virusi. Bujqësia pa asnjë ndihmë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u takua në Lushnjë me disa fermerë, të cilët u ankuan për braktisjes nga qeveria në “kohën më të vështirë për ta”.
Salianji akuzoi se qeverinë se nuk ka dhënë “asnjë qindarkë” për bujqësinë, ndërsa theksoi se në regjistrat e shtetit llogariten si të punësuar rreth 461 mijë persona.
“Qeveria nuk flet për sektorin bujqësor. Bujqësia është në gjendje të mjerueshme në të gjithë vendin. Ne kërkojmë që të kthehet vëmendja tek fermerët dhe sektori bujqësor, që është një nga pjesët më të rëndësishme të ekonomisë së vendit”, tha Salianji.
Gjatë takimit, fermerët u shprehën se nafta është shumë e shtrenjtë dhe se nuk po marrin subvension.
“Ekonominë e kontrollojnë 2-3 oligarkë. U jep naftën, edhe portet, ndërtimin, shpërndarjen, magazinimin. Shqipëria punon për 10 vetë, ndërkohë që 3 milionë të tjerë vuajnë”-tha Salianji, i cili e krahasoi qeverinë Rama me një katastrofë. “Në çdo sektor thonë që Rama është bërë më keq se virusi. Ata tremben më shumë nga katastrofa Rama, sesa nga virusi i koronës”,- u shpreh Salianji.