Salianji: Thirrja e ambasadores, një paralajmërim shprese! Rama flaku dhe socialistët për t’iu dhënë strehë trafikantëve e kriminelëve
Ish- deputeti i PD, Ervin Salianji e ka quajtur paralajmërimin e Yuri Kim si një shpresë në mbështetje të prioriteteve të qytetarëve dhe vlerave.
Salianji konstaton se dhjetëra deputetë, kryetarë bashkie dhe më shumë se 300 funksionarë të lartë rezultuan me dënime të rënda pas dekriminalizimit dhe Rama i mbrojti dhe i strehoi.
Më tej Salianji thekson se vetë kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama flaku socialistët nga partia për të strehuar dhe për t’ dhënë poste trafikantëve dhe kriminelëve.
STATUSI NGA ERVIS SALIANJI
Thirrja e ambasadores një paralajmërim shprese, dhjetëra deputetë dhe kryetarë bashkie dhe më shumë se 300 funskionarë të lartë rezultuan me dënime të rënda pas dekriminalizimit.
Të gjithë jo vetëm u promovuan dhe strehuan por dhe u mbrojtën nga Rama për të mos u dënuar siç e parashikon ligji!
Rama flaku edhe socialistët për tiu dhënë strehë maskarenjve, trafikantëve dhe kriminelëve.
Kumbimi i fortë i partnerëve ndërkombëtarë në mbështetje të prioriteteve të qytetarëve dhe vlerave.