Salla e re VIP në Rinas, Rama apel të rinjve të punësohen: Paga që fillojnë nga 60 mijë lekë të reja

Kryeministri Edi Rama, këtë të dielë ka prezantuar sallën e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Po ashtu kreu i qeverisë u bën thirrje të rinjve që të aplikojë për punësim pranë këtij aeroporti me kushtin për të qenë të sjellshëm e punëtorë.

Kryeministri thotë se aeroporti i kthyer tashmë në një kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron.

“Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza” është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lekë të reja e lart, ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron”.

SHKARKO APP