Samir Mane kandidati i opozitës për Kryeministër? Blendi Fevziu tregon bisedën me të

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin ”Të Paekspozuarit”, foli edhe për disa aludime që Samir Mane mund të jetë kandidati i opozitës për kryeministër. Fevziu tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi ia ka mohuar vetë Mane.

“E kam lexuar, e kam dëgjuar, meqenëse Batoni e tha, është absolutisht e pavërtetë, kur fola më tha (Samiri) as më ka shkuar në mendje dhe as do e pranoja.

Me një mikun tonë të përbashkët e kisha këtë diskutim, që shpeshherë për të fituar zgjedhje duhet të kesh një njeri normal, të mos bëjë veprime absurde. Nëse ka një garë për agresivitet është e vështirë. Një njeri i zakonshëm duhet ta mundë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse një milioner, me biznese që i ka edhe jashtë Shqipërisë, përse do të riskojë për tu marrë me politikë?”, tha Fevziu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt pse jo Samir Mane si kandidat për kryeministër!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?