Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit. Diskutohet fati i kapitujve të negocimit
Nesër (e mërkurë) në Bruksel do të zhvillohet samiti mes Ballkanit Perëndimor dhe krerëve të Bashkimit Europian. Për të marrë pjesë në këtë takim është nisur drejt kryeqytet belg edhe kryeministri Edi Rama. Samiti i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian, ku do të vendoset për fatin e hapjes së kapitujve të negocimit për vendin tonë.
Të gjitha vendet përveç Greqisë kanë aprovuar mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Greqia kërkon lejimin e betimit të Fredi Belerit si kryebashkiak në këmbim të votës pro.
Më herët Rama ka thënë se nuk do të ketë asnjë shqetësim nga ana e qeverisë shqiptare pavarësisht se cili do të jetë vendimi për këtë çështje. Ai siguroi se qëndrimi për rastin Beleri nuk ndryshon duke përsëritur se kjo është një çështje që i takon vetëm drejtësisë.