Samiti i BE, Policia nuk i jep leje Berishës për protestë: Rrezik për sigurinë kombëtare!

Policia e Shtetit nuk i jep leje PD-së së Sali Berishës, që më 6 dhjetor të mbahet një protestë përballë Kryeministrisë. Sipas policisë organizimi cenon sigurinë kombëtare dhe atë publike. Refuzimi vjen pasi atë ditë në Tiranë do të vijnë liderë dhe shtetarë nga 30 vende të Europës, në një Samit të madh të BE dhe Ballkanit Perëdimor e kjo ndodh për herë të parë në Tiranë.

Edhe aleatët e vjetër të PD-së, si kreu i PR-së Fatmir Mediu dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kanë dalë kundër protestës.

“Në konsultim me strukturat e sigurisë të delegacioneve pjesëmarrëse në këtë Samit, duke respektuar parametrat e sigurisë të Bashkimit Evropian, është përcaktuar perimetri i sigurisë, si më poshtë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” përfshi sheshin “Nënë Tereza\ Rruga “Gjergj Filipi” nga kryqëzimi me mugn “Ibrahim Rrugova” deri tek kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II”. Rruga ” Lek Dukagjini” në gjithë gjatësinë e saj. Rruga “Dervish Hima”, rruga “Sheh Ahmet Pazar”, rruga “Faik Konica”, muga “Skerdilajd Llagami”. Rruga “Papa Gjon Pali II” në gjithë gjatësinë e saj, rruga ” Asim Zeneli, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Jul Variboba”, rruga ” Fatmir Haxhiu”, Rruga “Ismail Qemali”, nga rruga e “Elbasanit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova””, thuhet në dokument.

Për këtë arsye policia thotë se zhvillimi i tubimit brenda këtij perimetri sigurie pengon zhvillimin normal të Samitit të sipërcituar dhe përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike. Ndalohet organizimi i protestës në këtë perimetër por është i lejuar në një vend tjetër.

“Vendosa të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana Juaj në datën 06.12.2022, ora 12.00 deri në orën 16.00, në vendin e përcaktuar në kërkesë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim Tuajin për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ, jashtë perimietrit të sigurisë. Ju sjellim në vëmendje se, për veprime në kundërshtim me ligjin, do të ndërmerren masa administrative dhe penale, në zbatim të gërmes “a”, neni 24, i Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 “Per Tubimet”, neni 262 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, përfundon letra e Drejtues i Parë i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika.

SHKARKO APP