Samiti i BE: Zgjedhje të reja në 4 komunat në Kosovë

Placeholder Image

Samiti i Këshillit Europian i Brukselit do të miratojë një deklaratë në lidhje me zhvillimet më të fundit në Ballkan, e konkretisht për krizën e krijuar së fundmi në Kosovë. Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian, sipas Radio Europa e Lirë, në dokumentin që pritet të miratohet pritet të kërkojë masa të shpejta për uljen e tensioneve dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Këshilli Evropian i dënon incidentet e fundit në veri të Kosovës dhe bën thirrje për çtensionimin e menjëhershëm të situatës, në bazë të elementeve kyçe që tashmë janë shfaqur nga Bashkimi Evropian, më 3 qershor 2023. Dështimi në uljen e tensioneve do të ketë pasoja negative”.

Thirrja e BE-së është sërish për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veç normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe sigurisë, një procesi integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pritet të jetë në vëmendjen e liderëve Unionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Këshilli Evropian përsërit mbështetjen e plotë dhe të parezervë për perspektivën e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?