Samiti i Diasporës, Shqiprim Arifi flet troç pa një fjalim të shkruar: Investoni më shumë kohë për ne

Tirana priti këtë të enjte, Samitin e Diasporës. Të pranishëm janë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.

Ndyrshe nga kolegët, pa një fjalim të shkruar, kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i lindur vetë në Diasporë, duke iu drejtuar gjithë shqiptarëve në vende të huaja, ai tha se janë shembull që nuk përshkruhen me fjalë pasi edhe me mosprezencë kontribuojnë në vazhdimësi për vendin tonë.

“Duhet t’ju them që jo çdo qeveri, apo qeverisje është perfekte. Ne nuk mund të jemi perfektë në kushte të tilla. Ne kemi për të përmirësuar pikë së pari një herë veten dhe pastaj edhe të tjerët. Në këtë formë, unë dua t’ju them vëllezër dhe motra nga Diaspora që mos u dëshpëroni sepse ndonjëherë duket shumë keq.

Në brendësinë e saj është duke u zhvilluar mirësia, ndonjëherë duhet të kalosh zjarrin për t’u futur edhe në xhenet, ndonjëherë duhet të tejkalosh sfidat e tua shoqërore për të pasur një sukses në të ardhmen, dhe si një djalë i kontekstualizuar dhe i indoktrinuar fatkeqësisht në Gjermani, i cili nga afër e ka parë dhe rënien e murit të Berlinit, mund t’ju them se ka shpresë edhe në vendin tonë”, tha ai.

SHKARKO APP