Samiti i Jashtëzakonshëm në Kroaci, merr pjesë dhe Nishani

 

Gjendja aktuale, lufta e ISIS, apo dhe kriza e refugjatëve, ka ngritur shtetet e kombet në këmbë. Sipas njoftimit zyrtar nga ana e Presidencës Shqiptare, e cila ka marrë ftesë për të qenë pjesëmarrëse në Samitin që do mbahen ditën e nesërme në Zagreb të Kroacisë. Me iniciativë të Presidentëve të Kroacisë dhe Sllovenisë, më 25 nëntor 2015, është thirrur për t’u mbajtur në Zagreb të Kroacisë, Samiti i Jashtëzakonshëm i Krerëve të Shteteve të Procesit të Brdo-Brijunit, në fokus të cilit do të jenë çështjet e sigurisë dhe luftës ndaj terrorizmit, të krizës së migracionit nga vendet në konflikt, si dhe të rivitalizimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me synim forcimin e dialogut strategjik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, në këtë Samit të jashtëzakonshëm do të marrin pjesë si të ftuar të veçantë, Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, si dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Walter Steinmeier.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani do të kryesojë delegacionin shqiptar në këtë Samit dhe do të paraqesë këndvështrimin shqiptar për çështjet e mësipërme.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?