Samiti i NATO-s, Begaj: Momenti kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me mbajtjen e Samitit të NATO-s në Vilnius.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se ai e sheh këtë samit një moment të rëndësishëm për sigurinë euroatlantike.

Begaj thotë se Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Aleancës për të forcuar masat e parandalimit dhe të mbrojtjes.

“Samiti i NATO-s në Vilnius është një moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik. Vendimet e marra gjatë këtij samiti do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes së zgjeruar për Ukrainën. Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Aleancës për të forcuar masat e parandalimit dhe të mbrojtjes”, tha Begaj.

SHKARKO APP