Samiti i NATO-s në Tiranë, analisti Andoni: Me rëndësi të madhe pasi bota ka shumë konflikte

Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë në vitin 2027, dhe analisti Ben Andoni thotë se kjo është një ngjarje me rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe rajonin. Ai theksoi duhet të pritet fillimisht Samiti i vitit 2026, për të parë më qartë se çfarë do të ndodhë.

”Samiti i NATO-s që u mbajt në Hagë ka rëndësi për Evropën. Samiti në Tiranë ka rëndësi të madhe, por duhet të presim Samitin e vitit 2026”. Ai solli si shembull konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, tensionet në Kosovë dhe përmendi rolin e KFOR-it. ”Edhe sllavët në Kosovë kërcënojnë herë pas here. Në Kosovë ndodhet KFOR-i”,-tha në ”News 24”.

Lidhur me gjendjen në Lindjen e Mesme, Andoni tha se nuk ka ende paqe mes Izraelit dhe Iranit, duke përmendur faktin se Teherani nuk lejon inspektorët e OKB-së për të parë armët bërthamore dhe nuk ka dhënë sinjale për ndalur pasurimin e uraniumit. ”Kosova duhet të ketë kujdes, pasi Beogradi provokon herë pas here”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ai nënvizoi se bota ka shumë konflikte, që duken të fjetura, por mund të shpërthejnë nga momenti në moment. ”Nuk besoj se paqja në Lindjen e Mesme është vendosur, pasi iranianët nuk pranojnë zyrtarët e OKB për inspektime për armë bërthamore në vendin e tyre. Ende nuk ka ulje në bisedime. Nuk ka deklarata zyrtare që Irani të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit. Irani ka bërë luftë kibernetike në Shqipëri dhe megjithëse me vështirësi, Tirana zyrtare e ka kaluar problemin. Kosova duhet të ketë kujdes, pasi Beogradi provokon herë pas here”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?