Samiti i NATO-s, presidenti Trump lavdëron veten: Shtohen mbi 1 trilion dollarë

Presidenti i Amerikës, Donald Trump lavdëroi veten për sukseset në fushën e mbrojtjes dhe për zotimin e ri të vendeve anëtare të NATO-s për të rritur shpenzimet ushtarake. ”Janë mbi 1 trilion dollarë në vit, nga shtete që nuk po paguanin aq sa duhet”, tha Trump në përfundim të Samitit të NATO-s në Hagë.

Nga ana tjetër, presidenti hodhi edhe një herë poshtë pretendimet e mediave se impianti bërthamor iranian, i bombarduar nga SHBA, nuk ishte shkatërruar. ”Në raportin fillestar thuhej se dëmet mund të ishin të pakta, ose shumë të rënda, por tashmë kemi informacione shtesë. Ju zgjodhët të publikonit vetëm pjesën që dëmet mund të jenë të pakta. Kemi folur me njerëz që kanë parë vendin dhe është totalisht i shkatërruar”,-tha më tej presidenti.

Trump shtoi se Irani ka një avantazh të madh tani, pasi mund të fokusohet te nafta. ”Nuk mendoj se do të kthehen më te programi bërthamor. Nëse e bën, nuk do të jem unë, por dikush tjetër”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?