Samiti i NATO-s, Rama takohet me Mitsotakis. Temë e diskutimeve edhe Fredi Beleri
Gjatë samitit të NATO-s që po mbahet në Vilinus të Lituanisë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.
Takimi vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Tiranës dhe Athinës janë tensionuar për shkak të arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës Fredi Beleri.
Athina zyrtare e ka konsideruar arrestimin e Belerit si me prapavijë politike, çka ka sjellë replika të ashpra ndërmjet dy qeverive.
Sipas burimeve qeveritare greke, kryeministri grek theksoi nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes, duke theksuar se në Shqipëri ka një pikëpyetje të madhe të shtetit të së drejtës.