Samiti i nivelit të lartë me Kinën, nënshkruhet marrëveshja për Rrugën e Arbrit

Kina do të ndërtojë Rrugën e Arbrit në Shqipëri. Lajmin e publikoi sot Kryeministri Rama nga Beogradi, i cili po merr pjesë në Samitin e Kinës. Rama shkruan sot në Facebook: “U nënshkrua mbrëmë Memorandumi i Bashkëpunimit me “Chinese Exim Bank” për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze. Projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kinës do të jetë Rruga e Arbrit, e cila do të nisë vitin e ardhshëm.”

Axhenda e Ramës

Reagimet në mediat serbe për rikthimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd kanë qenë të shumta, sidomos sa i përket aspektit të sigurisë.  Disa prej tyre kanë spekuluar se shefit të qeverisë shqiptare i është propozuar të veshë edhe një jelek antiplumb.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa sa i takon axhendës mësohet se përveç pjesëmarrjes në ceremoninë e hapjes dhe në forumet ekonomike, kryeministri Rama do të ketë rreth orës tre të së martës një takim me përfaqësues të qeverisë çeke, ndërsa gjatë mbrëmjes do të jetë i pranishëm në një darkë zyrtare të të gjithë kryeministrave, të kryesuar nga ai serb, Aleksandar Vuçiç.  Ndërsa të mërkurën Rama do të takohet me homologun kinez, përfaqësues të qeverisë polake, por ai mëvonshëm me homologun Vuçiç do të jetë në fokus.  Ky takim do të nisë në orën 11 në pallatin Serbija. Mësohet se dy kryeministrat do të diskutojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për organizimin e vizitës së zotit Vuçiç në Tiranë, që mund të ndodhë në shkurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Samiti i Kinës me vendet e Evropës jug-lindore ka mobilizuar gjithë sistemin shtetëror të Serbisë. Për organizimin e tij çdo person që do të kryejë çfarëdo veprimi ka kaluar nëpërmjet verifikimit të sigurimit të shtetit, ndërsa mbi 7 mijë policë do të kujdesen për këtë samit, në të cilin merr pjesë edhe kryeministri, Edi Rama. Millivoje Mihajlloviç, shef i kabinetit për mediat në qeverinë serbe, thotë se për gjithçka është punuar në detaje.  "Janë 16 kryeministra nga 17 vende, do të marrin pjesë mbi 500 kompani me mbi 1.200 njerëz. Në delegacionet shtetërore janë rreth 1 mijë njerëz, rreth 1.100 gazetarë të akredituar dhe bashkë me ata që punojnë në organizim, samiti ka rreth 6.600 persona", ka thënë Mihajlloviç. Ai ka theksuar se përveç politikës, ky samit ka edhe një rëndësi ekonomike.  "Ky samit është i rëndësishëm për Serbinë, por edhe për vendet e Evropës qendrore dhe lindore. Kina ka premtuar 10 miliardë euro investime në këto vende dhe rëndësia ekonomike është e madhe pasi përfshin shumë investime", ka nënvizuar Mihajlloviç. Kina në Serbi ka përmendur të jetë prezente me projekte të infrastrukturës dhe ka ndërtuar një urë të madhe që do të inaugurohet gjatë samitit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?