Samiti i PPE, Basha: BE-ja të përqëndrojë energjitë drejt njohjes së Kosovës nga Serbia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës në samitin e Partive Popullore Europiane (PPE) i cili filloi punimet ditën e sotme, i ka kërkuar Bashkimit Europian që të përqëndrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Për ta arritur këtë, njohja e Kosovës nga 5 shtetet anëtare të mbetura duhet së pari të përfundojë. Arsyeja, sipas Lulzim Bashës është se problemet që nuk zgjidhen, mund të kthehen në kriza.

”Ngjarjet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi dhe në Malin e Zi, tregojnë se sa e brishtë mbetet paqja dhe stabiliteti në këtë rajon. Remineshencat e një të kaluare jo shumë të largët, të përziera me interesa gjeo-strategjike të fuqive jo-perëndimore, janë një fitil që mund të ndizet nga momenti në moment.

Problemet e pazgjidhura mund të kthehen në kriza. Kjo është arsyeja pse është jetike për BE-në që të përqëndrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Për ta arritur këtë, njohja e Kosovës nga 5 Shtetet Anëtare të mbetura duhet së pari të përfundojë.

Asnjë paralelizëm nuk mund të bëhet, asnjë argument s’mund të justifikojë mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, përderisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka certifikuar atë. Vetëm në këtë mënyrë, Ballkani Perëndimor do të hyjë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit, e cila me siguri do të jetë një vlerë e shtuar për BE-në”.

SHKARKO APP