Samiti i Procesit të Berlinit/ Mbërrin në Tiranë, Ursula Von der Leyen, pritet nga ministrja Elisa Spiropali

Zhvillohet ditën e nesërme, në Tiranë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, një tjetër event i mdh ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

Në kuadër të këtij samiti, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, e para që ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar është Presidentja e Keshillit të Europës, Ursula von der Leyen. Lajmin e bën të ditur ministrja Elisa Spiropali përmes një postimi në rrjetet sociale.

Statusi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ky samit është një tjetër event i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, liderëve të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?