Samiti i Procesit të Berlinit, PD: U organizua nga qeveria më e korruptuar në Europë, Kuvendi noter i Ramës

Samiti i Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, është një moment historik që vlerësohet edhe nga Partia Demokratike. Por kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi thekson se Samiti i Procesit të Berlinit e gjeti Shqipërinë me qeverinë më të korruptuar në Europë dhe me një Parlament-noter të akteve korruptive të kryeministrit që me forcën e kartonit, ka mbyllur çdo hapësirë institucionale për opozitën.

”Grupi Parlamentar i PD dhe opozita mbështet pa kushte integrimin europian si prioritetin absolut kombëtar. Ne mbështesim çdo reformë që çon përpara anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe, në 33 vjet, kemi treguar se jemi partia që kemi vënë interesin kombëtar përpara interesit politik. Mirëpo, fatkeqësisht Samiti i Procesit të Berlinit e gjeti Shqipërinë me Qeverinë më të korruptuar në Europë dhe me një Parlament-noter të akteve korruptive të kryeministrit që me forcën e kartonit, ka mbyllur çdo hapësirë institucionale për opozitën”, shprehet Bardhi.

Po ashtu Bardhi i është përgjigjur edhe kryetares se Kuvendit Lindita Nikolla, duke thënë se nuk ka asgje te sinqertë ne deklaratat e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka asgjë të sinqertë në deklaratën e sotme të Kryetares së Kuvendit “për garantimin e legjitimitetit demokratik dhe për gjithëpërfshirje në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”. Më së paku, kjo është hipokrizi! Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke përjashtuar opozitën! Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke i mohuar opozitës të drejtat kushtetuese. Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke rrëzuar kërkesat për kontroll parlamëntar përmes Komisioneve Hetimore. Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke bllokuar të drejtën e opozitës për pjesëmarrje në Reformën Zgjedhore. Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke përjashtuar opozitën në mënyrë arbitrare dhe duke mbyllur çdo hapësirë institucionale. Asgjë nga këto nuk është gjithëpërfshirje, por një tentativë e qartë e partisë në pushtet për të eliminuar opozitën dhe pluralizmin politik në Shqipëri”, thuhet në reagim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?