Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Kosova duhet të lëvizë lirisht edhe në BE

I pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama vlerësoi marrëveshjet e nënshkruara sot, të cilat i quajti tepër të rëndësishme, edhe pse ishin miratuar më parë mes shteteve në kuadër të ”Open Balkan”.

“Është shumë e rëndësishme ajo që nënshkruam sot. Nuk mund të mos theksoj se këto marrëveshje ishin tri marrëveshje të cilat prisnim me padurim t’i kishim prej dy-tri vitesh, ishin të bllokuar. Kancelari, ekipi i tij, punuan shumë për të bindur gjithkënd për t’i nënshkruar, të cilat i kishim tashmë në kuadër të Ballkanit të Hapur. Është shumë e rëndësishme që gjithkush është përfshirë tani në këtë.

Sigurisht tingëllon e çuditshme për popullin e Kosovës që ndërkohë që ata bënë një marrëveshje për të lëvizur lirisht me kartat e identitetit, ata nuk mund të lëvizin lirisht si të tjerët në rajon kur vjen fjala për të shkuar në vendet e BE-së”, tha Rama në një konferencë për mediat me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

SHKARKO APP