Samiti i SEECP-së, Begaj: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

Nën kryesimin e Presidentit Bajram Begaj, zhvillohet në Tiranë Samiti i SEECP-së me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Presidenti Begaj mikëpriti presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar; presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatovic; presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani; kryetaren e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Željka Cvijanović; presidenten e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova dhe presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Ky i fundit do të marrë kryesimin e radhës së SEECP-së për vitin e ardhshëm.

Kreu i Shtetit u uroi, gjithashtu, mirëseardhjen në samit kryeministrit të Serbisë, Đuro Macut, si dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Moldavisë, Mihai Popşoi, ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, ministrit të Punëve të Jashtme të Rumanisë Emilian Horatiu Hurezeanu, ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Gerapetritis dhe Sekretarit të Shtetit për Çështjet Politike të Kroacisë, Frano Matušić. Në samit morën pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), z. Amer Kapetanović, dhe shefi i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, të cilëve Presidenti Begaj u uroi mirëseardhjen.

Samiti me temë: “Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE”, synon që anëtarët aspirantë të BE-së, vendet e BE-së dhe partnerët të bashkëpunojnë duke reflektuar mbi progresin e kësaj platforme për të ecur përpara në të njëjtin drejtim në përballimin e sfidave të përbashkëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria mori për herë të tretë kryesimin e SEECP-së në vitin 2024 dhe kjo Presidencë vjen në vazhdën e aksioneve të tjera të rëndësishme diplomatike, që nga kryesimi i Procesit të Berlinit në vitin 2023, tek Iniciativa e Evropës Qendrore, Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi në vitin 2024 dhe MARRI (Iniciativa Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatët) në vitet 2024–2025.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë Kryesisë së radhës, Shqipëria u përqendrua në bashkëpunim dhe politika përmes lidhjeve më të forta ndër-rajonale, në rritjen ekonomike, sigurinë, në thellimin e bashkëpunimit në shumë sektorë, si: shëndetësi, kulturë, turizëm dhe arsim. Shqipëria u angazhua fort për të siguruar që procesi të mbetej gjithëpërfshirës, ​​konstruktiv dhe me vizion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?