Samiti i Triestes – Angelino Alfano: Qytetarë të Ballkanit, vendi juaj është në Europë!
“Qytetarë të Ballkanit vendi juaj është në Europë”, me këto fjalë e ka sintetizuar qëllimin e Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ministri i Jashtëm italian Angelino Alfano, në konferencën e shtypit të hapjes së Samitit që pritet të mbahet gjatë ditës së sotme në qytetin e Triestes në Itali.
“Në Samitin e Triestes Italia do të konfirmojë vullnetin e saj për të qënë pikë referimi për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit europian”, u shpreh Ministri i Jashtëm italian përballë mediave italiane e ndërkombëtare.
“Jo më kot është zgjedhur qyteti i Triestes si seli e zhvillimit të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha Ministri Alfano, zgjedhje e bazuar në historinë e tij, gjeografinë, fatin e një komuniteti të përbërë nga njerëz zemërgjerë e mëndjehapur.”
Ministri i Jashtëm italian informoi në konferencën e shtypit se përgjatë Samitit të Triestes do të firmoset një “park projektesh me vlerë prej 200 milionë euro”.
“Është një shifër superiore në krahasim me 4 samitet e mëparshme, tha ai, me një sërë projektesh në fushën e transportit dhe të energjisë, që do të lejojë vendet e Ballkanit Perëndimor të lidhen më mirë me rrjetet e infrastrukturës europiane, si dhe do të intesifikohen të gjitha instrumentet financiare në mbështetje të sipërmarrjeve të vogla e të mesme.”
Përgjatë Samitit të Triestes do të zhvillohet dhe Forumi i Biznesit me pjesëmarrjen e institucioneve qeveritare e përfaqësuesve të sipërrmarrjeve të vendeve Ballkanike, italiane e europiane.
Ministri i Jashtëm italian në konferencën e shtypit deklaroi gjithashtu “se në këtë Samit do të inaugurohet një Sekretariat unik për Dhomat e Tregtisë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me seli në qytetin e Triestes.”
“Në Samitin e Triestes, përfundoi Ministri Alfano do të jepet dhe propozimi për krijimin e një fondacioni “Western Balkan Research Foundation” që do t’i kushtoje vëmëndje kërkimit shkencor e universitar, të rinjve e do riforcojë lidhjet mes shoqërive të këtyre vendeve ballkanike.”
KOHA JONË SONDAZH

