Samiti në Tiranë me 47 liderë, Rama: Tregoi angazhimin për një Europë të bashkuar dhe të sigurt
Tirana këtë të premte u bë epiqendër e Europës, me pjesëmarrjen e 47 liderëve në Samitin e Komunitetit Politik Europian që për herë të parë u mbajt në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të asaj çfarë prodhoi Samiti, gjatë një konference shtypi me kryeministren e Danimarkës, e cila do të presë samitin e ardhshëm të Komunitetit Evropian në Kopenhagë.
Për të në samit u mblodhën udhëheqës, anëtarë dhe jo-anëtarë të BE-së, për të zhvilluar një diskutim të rëndësishëm dhe të hapur për një Evropë të re dhe një botë të re, që ishte gjithashtu titulli kryesor i këtij samiti.
”Sot në Tiranë kemi një përkushtim të ripërtërirë ndaj kontinentit tonë dhe qytetarëve tanë. Tani, për t’i mbajtur fort vlerat dhe parimet që udhëhojnë shoqëritë tona, për të bërë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona, ato që janë mishëruar në shoqëritë tona, duke mbrojtur vendet tona, qytetarët tanë dhe të ardhmen e Evropës”, tha Rama.
Nga ana tjetër, kryeministri shtoi se vendosën të kenë një skuadër bashkëpunuese nën kujdesin e Presidentit të Këshillit Evropian. ”Vendosëm të krijojmë një skuadër bashkëpunuese, nën kujdesin e Presidentit të Këshillit Evropian. Kjo është një sintezë shumë e përgjithshme e asaj që bëmë, duke u përballur gjithashtu me faktin se përfaqësojmë një treg prej 600 milionësh, një treg të jashtëzakonshëm me potencial masiv”.
KOHA JONË SONDAZH

