Samiti në Tiranë, Rama: Zoti e shpëtoi Trumpin nga plumbi sepse i plotëfuqishmi kishte një plan për Europën

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komunitetit Politik në Tiranë, tha edhe se Zoti e shpëtoi Presidentin Donald Trump kur u qëllua me armë zjarri, jo vetëm se kishte një plan për SHBA-të, por sipas tij, i plotëfuqishmi kishte një plan edhe për Europën.

Për të Europa e së nesërmes duhet të jetë e mbushur me ëndrra për të ardhmen dhe e çliruar nga mitet e së shkuarës. Ai shtoi se Europa e së nesërmes është një vizion që u takon liderëve të pranishëm në Samit që ta sjellin në jetë, e cila sipas Ramës, duhet të jetë larg armëve dhe që ngjan me imagjinatën e fëmijëve dhe etërve themelues.

”Beteja jonë nuk lidhet vetëm me atë që mund të bëjnë të tjerët, por edhe me atë që mund të bëjmë ne për veten tonë. Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi nga plumbi, sepse i plotëfuqishmi kishte një plan për Amerikën, tha vetëm gjysmën e të vërtetës, sepse gjysma tjetër është se Zoti kishte një plan edhe për Europën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të ishte më e qartë sesa kaq. Europa ka një mundësi të dhuruar prej Zotit për të rishpikur veten. Le të sigurohemi që rrugëtimi i Europës, i yni në këtë rast, nuk është një udhëtim rrëmbimi si në pikturën e veronezes, por një udhëtim kthimi dhe rilindjeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një kthim në shtëpi, që gëlon me ëndrra për të ardhmen, e çliruar nga mitet e së shkuarës. Padyshim e mbrojtur mirë, por që nuk ngjan me formën e armëve, por me imagjinatën e fëmijëve dhe etërve tanë themelues. Një vizion që na takon neve ta sjellim në jetë”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?