Baton Haxhiu: Rama po mbron Europën nga konfliktet në Ballkan
Gazetari Baton Haxhiu e cilëson një sukses samitin e ”Open Balkan” që u mbajt për 2 ditë në Ohër. Po ashtu ai nuk kursen as fjalët me superlativa për kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se po mbron Europën nga konfliktet në Ballkan.
”Samiti i djeshëm ishte një sukses për arsye të ndryshme. E para nëse koncepti ”Open Balkan” i konvenon dikujt, i konvenon shqiptarëve se janë 7-8 milion në Ballkan. Me anë të kësaj nisme arrijnë qëllimin për të cilin janë refuzuar prej një shekulli. Kjo iniciativë është për të treguar fuqinë e tyre për të refuzuar një përçmim që BE-ja i ka bërë.
Ajo që jam i sigurtë është se Procesi i Berlinit nga 2013-2018 ka dështuar. Ky dallim me procesin e Berlinit dhe refuzimi i Shqipërisë ka detyruar një proces alternative që ka mbështetjen amerikane me projektues George Soros.
Ajo që dua të them është që imazhi i pesë shteteve tregon për një lidership dhe nëse është dikush që e mbron Europën nga një konflikt në Ballkan, këtë meritë e ka Rama”.- tha Baton Haxhia.