Samiti Parlamentar i Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, Lindita Nikolla: Shqipëria u sulmua për shkak të angazhimit kundër agresionit ushtarak të Rusisë
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka marrë pjesë në Samitin e Parë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë. Përmes një postimi në facebook, Nikolla thotë se Shqipëria u bë shënjestër e sulmeve kibernetike për shkak të angazhimit kundër agresionit ushtarak të Rusisë dhe kontributit për paqen e lirinë.
Postimi i plotë
Me krenari legjitime për kontributin e Shqipërisë, prezantova sot qëndrimin e vendit tonë në Samitin e Parë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, organizuar nga Parlamenti i Koracisë dhe Parlamenti i Ukrainës në Zagreb.
Samiti aktivizoi dimensionin parlamentar të mbështetjes për çlirimin e Ukrainën dhe çështje të tjera të sigurisë globale, në kushtet kur po krijohet një sinergji mes sulmeve terroriste kibernetike dhe agresioneve ushtarake.
Lufta e Ukrainës është lufta jonë. Mbështetja për Ukrainën dhe vendet që janë shënjestër e sulmeve kibernetike është një kontribut për demokracinë, vlerat dhe institucionet demokratike. Shqipëria u bë shënjestër e sulmeve kibernetike për shkak të angazhimit kundër agresionit ushtarak të Rusisë dhe kontributit për paqen e lirinë.
Në Evropë, si dhe në rajone të tjera të botës, krijimi i aleancave ushtarake mbrojtëse nuk shoqërohet gjithmonë nga një partneritet politik efektiv. Partneriteti politik i bën aleancat ushtarake më efektive. Duhet ta mbajmë parasysh këtë ndërveprim. We stand for free!