Samiti Ukrainë-Ballkani Perëndimor në Tiranë, zbardhet agjenda! Pritja nga Rama dhe Zelensky

Tirana do të kthehet sërish kryeqendër e politikës europiane. Janë zbardhur disa nga pikat e agjendës nga Samiti Ukrainë-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet nesër, 28 shkurt në Tiranë.

Ndalesa e parë do jetë në Kryeministri në orën 09:00 e ndërsa më pas pritja do të bëhet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Në orën 13:30 do të ketë një konferencë për mediat nga ana e Ramës dhe Zelenskyy-t, ku do të marrë pjesë online dhe Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësinë e Mirë në BE, Oliver Varherly.

Në kuadër të këtij Samiti do të ketë edhe kufizim të qarkullimit në Tiranë, që do të nisë nga pasditja e sotme deri më 29 shkurt dhe do të aplikohet kryesisht përgjatë itinerarit që do të ndjekë eskorta e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky që nga Aeroporti “Nënë Tereza”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?