Samiti ”Ukrainë-Europa Juglindore”, Kryeministria zbardh agjendën që nis prej orës 09:00

Samiti “Ukrainë-Europa Juglindore”, kryeministri Edi Rama do të mikpresë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në Tiranë. Shqipëria mikpret Samitin “Ukrainë-Europa Juglindore” në datën 28 Shkurt, 2024. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, njëherësh bashkëorganizator i Samitit, së bashku me kryeministrin Edi Rama, viziton për herë të parë Tiranën për të marrë pjesë në punimet e Samitit dhe në evente të tjera të rëndësishme.

AGJENDA

E mërkurë, 28 shkurt

09.00-Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

09.05-Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30-Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

10.10-Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

11.00-Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve).

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

13:00-Foto Familjare.

13.30-Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

SHKARKO APP