Sanchez thotë se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ja reagimi i Ramës

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez duket se nuk është në drejtimin për të njohur pavarësinë e Kosovës. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, kur u pyet nga gazetarët për këtë çështje, Sanchez u shpreh se edhe miqtë e mirë kanë mendimet e tyre të kundërta.

Unë mendoj që miqtë e mirë, siç është Shqipëria dhe Spanja mund të kenë edhe mosmarrëveshje. Këtë gje e kemi sepse mendojmë që një deklaratë e njeanshme për pavarësi, ne mendojmë që është shkelur e drejta ndërkombëtare, prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi. Këtë e themi me gjithë respektin që kemi për popullin shqiptar. Këtë nuk e ndajmë me Shqipërinë, por kjo nuk do të thotë që nuk jemi në krahun tuaj. Ne nxisim dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Edhe miqtë e mirë mund të kenë kontradiktat e tyre”, tha kryeministri i Spanjës.

Nga ana tjetër, Rama reagoi duke thënë se mendon të kundërtën, ndërsa shtoi se është në të drejtën e homologut të tij që të nxjerrë konkluzione ekstreme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?