Sarandë, Rama i kërkon tërheqjen nga gara Gjergj Mërkurit: Pas 14 Majit, të flitet për rikthimin në PS

Kryeministri Edi Rama nga Saranda i kërkoi kandidatit të pavarur Gjergji Mërkuri që të tërhiqet nga gara për kryetar bashkie. Rama shtoi se kandidimi i Gjergji Mërkurit gëzon vetëm krahun tjetër politik dhe e ftoi që të lërë në mes fushatën dhe pas 14 majit, ai e ftoi të ulet të diskutojmë dhe të rikthehet në Partinë Socialiste.

“Kam dy fjalë për Gjergji Mërkurin. Një djalë ideal, është një djalë i ndershëm, është një njeri i drejtë. Gjergji Mërkurit, Partia Socialiste këtu i ka rënë në qafë. I kanë rënë në qafë dhe kanë bërë një gabim shumë të madh. Por kjo nuk është arsye për tu çuar dhe për të dal matanë rrugës për të kërkuar vota që i bëjnë dëm Partisë Socialiste në këtë betejë. Nuk ka asnjë këtu që është në këtë shesh që nuk e do kthimin mbrapa dhe që është dakord me atë që po bën Gjergji.

Por tani Gjergji nuk duhet ti bjeri në qafë Partisë Socialiste, të gjithë atyre që janë këtu që nuk gëzohen më atë çfarë po bën Gjergji, janë ata të tjerët që gëzohet me këtë që po bën Gjergji. Tani unë Gjergjit do ti kërkojë që të paktën ta uli pak kokën e piluriotit dhe ta mbylli fushatën.

Ta mbylli fushatën dhe të pres përfundimin e fushatës më 14 maj, të pres fitoren e Oltit dhe Partisë Socialiste dhe më pas të rikthehen në PS, të ulemi në tavolinë, ti diskutojmë gjërat”,-tha Rama. Kjo thirrje vjen se kandidimi i Gjergji Merkurit heq shumë vota PS në Sarandë.

SHKARKO APP