Satelitët Albania, Peleshi: Risi me pak kosto. Nis ndërtimi i bazës ajrore taktike i NATO-s në Kuçovë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi këtë të dielë po mban një konferencë për mediat, në të cilën po prezanton arritjet e këtij dikasteri, si edhe objektivat për vitin 2023. Peleshi e ka cilësuar si risi në pak kosto dhe shumë eficencë. Ai shton se imazhet satelitore do të kontribuojnë në shumë elementë.

“Është risi sepse ne dalim dhe bëhemi pjese e shërbimeve që vijnë nga satelitët nga hapësira. Përpos imazheve satelitore, do mund t’i përkthejnë këto imazhe në shërbime në më pak kosto dhe më shumë efiçencë. Pritet të kontribuojnë në bujqësi, në kontrollin e territorit. Pra mund të bëjmë më shumë me më pak investim”,-tha Peleshi.

Ndër të tjera, ministri Peleshi tha po ndërtohet baza taktike e NATO-s në Kuçovë ku si rezultat i pozicionit strategjik në Ballkan është zgjedhur vendi ynë.

“Ndërtimin e bazës taktike të NATO-s në Kuçovë. E para bazë ajrore e NATO-s. Jo pa qëllim është zgjedhur Shqipëria, ka një pozicion strategjik në Ballkan. Është vend aleat i NATO, i sigurt”- tha Peleshi.

SHKARKO APP