Sazan Guri depoziton 5018 firma në KQZ si i pavarur

 

Sazan Guri dorëzon në KQZ listën prej 5 mijë firmave për të hyrë si kandidat i pavarur në garën elektorale të 21 qershorit.

Në një prononcim për median pasi doli nga KQZ Guri falenderoi mbështetësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“U mblodhën 7 mijë firma, por 2 mijë patën mangësi teknike dhe zyrtarisht dorëzuam 5018 firma. Shpresoj që nga ky moment të jem kandidat i barabartë mes kandidatëve të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kandidatët pavarësisht nëse janë nga shoqëria civile janë të barabartë për të dhënë një alternativë më shumë” u shpreh Guri.

Për kryetar të bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit janë në garë 3 kandidatë të pavarur, Gjergj Bojaxhi, Sazan Guri e Arben Tafaj, ndërsa Erion Veliaj dhe Halim Kosova mbështeten nga dy koalicione partish, një në mazhorancë dhe tjetri në opozitë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?