Sazan Guri: Mandati i 3-të është ujë i ndenjur. Votoni kë të doni, por vetëm ndryshimin

Ambientalisti Sazan Guri, i pranishëm në forumin e LSI për Trashëgiminë Kulturore në Berat, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë ndryshimin.

Guri u shpreh se në SHBA dhe kudo ka vetëm dy mandate qeverisëse, sepse mandati i tretë kthehet në ujë të ndenjur.

“E para, të venë në votime. E dyta, të votojnë ndryshimin. E treta, të votojnë kë të duan, por ndryshimin, sepse uji ka dy cikle. I pari është gjendja normale, cikli i dytë është kur bekohet, por nuk ka ujë tre herë! Sepse uji i bekuar, herën e dytë hidhet te Ura e Goricës dhe merret një ujë tjetër i bekuar. Kjo do të thotë se një qeverisje nuk mund të ketë kurrë më shumë se dy mandate, prandaj dhe ka dy presidenca në Amerikë, prandaj dhe nëse doni ujë të ndenjur, ujë zhapikësh, të rrinë bretkosa në të, votojeni! Doni ujë të freskët, atëherë kuptojeni vetë se ku duhet të shkojë vota kësaj radhe”,– tha Sazan Guri.

SHKARKO APP