Sazan Guri vetshpallet kandidat në Tiranë
Ambientalisti Sazan Guri ka bërë sot publik programin e tij nëse do të shpallet fitues i garës për Bashkinë më të madhe në vend atë të kryeqytetit.
“Motoja e fushatës është ‘Tirana e Shpresës. Programi ynë është në shërbim të qytetarit. Nuk do jemi pjesë as e koalicionit të majtë dhe të djathtë. Disa pika të programit ‘stop ndërtimeve brenda vijës së verdhë të Tiranës’.Do të mbrojmë hapësirat publike, do shtojmë hapësirat e gjelbërta. Ujë të pastër dhe të pijshëm për qytetarët e Tiranës. Korsi të veçanta për përdoruesit e biçikletave.”- tha Guri