Schulz, fjalim në Kuvend: E shkuara ndikon në të ardhmen e përbashkët
Në ditën e dytë të qëndrimit në Tiranë, kreu i Parlamentit Evropian, Martin Schulz mbajti një fjalim përshëndetës në Kuvendin e Shqipërisë. Martin Schulz është presidenti i parë i PE-së që rizgjidhet në një mandat të dytë.
Nga ana e tij, kreu i Parlamentit, Ilir Meta tha se “Schulz është mbështetës i zgjerimit të BE-së dhe i integrimit europian të Shqipërisë”.
“Është një kënaqësi dhe nder i veçantë për mua të flas para Kuvendit të Shqipërisë. Në Europë kemi lënë pas një vit gjatë të cilit u zhvilluan shumë ditë përkujtimore, të cilat nga ndihmojnë të ndalojmë e të sjellim ndërmend nga vijmë, sesi ngjarjet e së shkuarës ndikojnë të tashmen tonë. Duhet të kuptojmë sesa ngushtë jemi të lidhur me njëritjetrin në historinë e sot e kësaj ditë. Duhet të kuptojmë sesa ngushtë lidhet e ardhmja jonë në sajë të bashkëpunimit. Gjatë LPB, epoka moderne shfaqin fytyrën e saj të shëmtuar, lë të kujtojmë se miliona burra të rinj me besimin e tyre në vlera si nderi, fisnikëria e besnikëria, u nxitën drejt fushë betejës, për të vdekur në një vrasje masive industriale. Miliona njerëz vuajtën pasojat e pushtimit dhe luftës. Pasoja këto që i vuajti edhe vendi juaj, që kishte pak vite që kishte fituar pavarësinë. Shkatërrimi që pasoi ishte dhe më i madh, fashizmi. Gjermania naziste duke pushtuar Poloninë solli LDB. Vendi juaj u pushtua sërish. Ne nuk do të harrojmë kurrë viktimat e kësaj luftë, por edhe humanizmin e shqiptarëve që shpëtuan fqinjët e tyre hebrenj nga depërtimi. Mijëra hebrenj në arrati gjetën mbështetje në vendin tuaj. I hapën portën e shtëpisë njerëzve që kërkojnë mbrojtje, edhe duke vënë veten në rrezik. Është ajo që ju e quani Besa, vendit tuaj i shpreh mirënjohjen e thellë. Por edhe pas kësaj luftë, perdja e hekurt ndante Europën në Perëndim dhe Lindje, e kështu ndau edhe Gjermaninë”, tha Martin Schulz.