”S’do lënë askënd në atë karrige”, gazetari Hoxha zbulon lëvizjen pas dorëheqjes së kryetares së Himarës
Lajmi që kryetarja e Bashkisë së Himarës ka dhënë dorëheqjen nga detyra, edhe pse u bë një ”luftë” që Blerina Bala të jetë në atë karrige, gazetari Artan Hoxha thotë se nuk do të lejojnë askënd të gëzojë të pozicion përveç Fredi Belerit.
”Nuk do lënë askënd të gëzojë pozicion, veç Fredi Belerit. Pervin Gjikuria ka thënë nëse do të ketë konflikte si në të kaluarën, do tërhiqet. Himara është problem më vete, në kulmin e sezonit pa drejtues. Drejtuesi është në burg, atë që ka votuar populli nxirreni nga burgu dhe lëreni të bëjë detyrën.
Belerin e ndihmon sabotimi dhe ngjarja me Sokol Mëngjesin, i jep mundësinë të jetë kandidat për eurodeputet, i cili është zgjedhur por nuk e ka bërë dot betimin në Republikën e Shqipërisë. Kjo që ka ndodhur sot këtu, është situatë e stisur, askush nuk do e gëzojë atë pozicion”,-u shpreh Artan Hoxha në ”Top Channel”.