Seanca në Kuvend, Berisha: Padrino i Arben Ahmetajt e ka emrin ”Tenderbegu Edi Rama”

I pranishëm në sallën e Kuvendit ku u votuan ndryshimet në qeverinë ”Rama 3”, kreu i PD-së, Sali Berisha kërkoi të lejohet debati për sharkimin e Ahmetajt nga posti i zv/kryeministrit. Po ashtu Berisha iu drejtua Ramës, duke e cilësuar atë padrino të Arben Ahmetajt ndërsa shtoi se çfarë do lloj xhaketë të veshë ai nuk e heq dot çyrkun e vjedhësit.

“Vendimi për të shkelur rregulloren e parlamentit e cila u garanton në nenin e saj 110, debatin për programin dhe përbërjen e këshillit të ministrave. Është një akt i pashembullt. Unë dua t’i them Edi Ramës se çfarë do lloj xhakete të veshesh asgjë nuk të heq çyrkun e vjedhësit.

Ti kërkon të mohosh të drejtën e fjalës se deputetët do u faktonin shqiptarëve se padrino I Arben Ahmetajt e ka emrin Tenderbergu Edi Rama. Zonjë mos përdorni arbitraritetin. Mos të mendojë se Edi Rama do i shpëtojë gjykimit në sheshet dhe rrugët e Shqipërisë”.

SHKARKO APP