”Seanca një teatër me skenar të Ramës”, Lulzim Basha ka një thirrje për Presidentin
Lulzim Basha i cili mori pjesë këtë mbrëmje në Kuvend, tha se seanca e sotme, e para për 2024 vazhdoi teatrin me skenar nga kryeministri Edi Rama. Nga ana tjetër Basha i kërkoi Presidentit Bajram Begaj të kthejë mbrapsht ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore.
”Fatkeqësisht edhe dita e sotme provoi që interesat e qeverisë nuk është llogaridhënia, por vazhdimi i teatrit me skenar dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës.
Sot kam një thirrje për Presidentin e Republikës të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për komisionet hetimore.
Të zhbëhet ndryshimi i rregullores dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë. Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”, tha Basha.