Seanca për fletën e votimit, Kolegji Zgjedhor tërhiqet për vendimin
Kolegji Zgjedhor është tërhequr për vendim për fletën e votimit të zgjedhjeve më 25 prill, duke shqyrtuar kështu padinë e Partisë Demokratike ndaj KAS.
PD paditi vendimin e KAS për fletën e votimit të 25 prillit, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën e saj për fletë vertikale dhe pranoi atë të PS për kandidatë me numra.
Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso nga pala paditëse ka thënë se kërkesa e partisë së tij plotëson kriteret për t’u pranuar nga ana e Gjykatës.
”Çështja e fletës së votimit ndikon drejtpërdrejt tek zgjedhjet, dhe listën e kandidatëve. Nuk ka kërkime të tjera, nga padia që kemi ngritur, vlerësojmë që kërkesa i plotëson kriteret e ligjit për t’u pranuar nga ana e Gjykatës”,-tha Ivi Kaso.