Seanca për shkarkimin e Presidentit/ Maliqi: Seancë turpi. Shtatori do të jetë me protesta

Deputeti Lefter Maliqi, e quan seancë turpi dhe estradë këtë të sotmen në Kuvend, ku socialistët kërkojnë që të shkarkohet Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Po ashtu ai ka zbuluar se në shtator nisin protestat.

”Sot është seanca e turpit e këtij parlamenti të kapur, kjo është një seancë qesharake, aktrim, estradë, është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos, që shpresoj mos ta ketë kapur Rama, se nuk ka asnjë alibi për të shkarkuar presidentit.

Rama ka ngritur alibinë që një pjesë e ndërkombëtarëve dhe një pjesë e sulmon duke i vënë kushte për hapjen e negociatave.

Shtatori do jetë me protesta, me mosnjohje të zgjedhjeve, por vendi është zhytur në varfëri ekstreme, vjeshta do jetë vjeshta e shqiptarëve”,-thotë Maliqi.

SHKARKO APP