Seanca zgjat 15 minuta, Meta-opozitës: Shkoni në miting, do t’ju njoftoj për seancën e radhës

Seanca e sotme parlamentare, është mbyllur në një kohë rekord, prej vetëm 15 minutash. Ashtu siç ishte parashikuar seanca nisi me tension, por kjo nuk e ka penguar kryeparlamentarin që të vijojë me rendin e ditës, duke shqyrtuar projektligjet dhe miratuar ato në vetëm 10 minuta seancë. Disa deputetë të opozitës kanë ardhur me vonesë, ku një pjesë e tyre me në krye ish-Kryeministrin Sali Berisha, i cili me mbërritjen e tij me 15 minuta me vonesë, humbi seancën.

 

Berisha: 12 marsi fitorja e parë e qytetarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur kapitullim të mazhorancës mbylljen e parlamentit në një kohë rekord, duke e vlerësuar në këndvështrimin e tij si frikë të mazhorancës për t’u përballur me protestuesit. – “Në kompleksin e krimit mazhoranca firmosi kapitullimin mbylli parlamenti. Kjo është zgjidhja e tyre, 10 minuta mbyllën parlamentin ja mbathën nga frika. Para ky është një akt i pashembullt dhe nuk ka ndodhur në parlament burra si këta që ja mbathin nga protesta qytetare kundër krimit. Këta e mbyllën parlamentin, ky është akti i turpit, i kapitullimit por të ardhme nuk kanë,” – theksoi Berisha. “Kjo mazhorancë e udhëhequr nga krimi ka vetëm një alternativë: T’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. PD-ja është parti e vlerave, është parti e parimeve demokratike, parimet janë më të forta se të gjitha mjetet e krimit të kësaj mazhorance, se të gjitha qelbësirat sipas tyre që i kanë futur në administratë, ndaj dhe sot qytetarët shqiptarë protestojnë paqësisht pa incidente dhe pa dallime partiake. 12 marsi shënon fitoren e parë të qytetarëve që me vrullin e tyre përzunë nga parlamenti mazhorancën. Një falenderim të madh për ta. Nëse nuk do të vërshonin ata, nëse këta nuk do të kishin marrë informacionet se Shqipëria është në Tiranë, sot këta do të vazhdonin qetë. Mjaftoi përkushtimi i madh i qytetarëve, që ata t’i përzënë nga aola e Parlamentit, kjo është fitorja e parë e madhe e qytetarëve”, u shpreh ish-kryeministri Berisha për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit.

Mbyllet seanca për 15 minuta

Është mbyllur në kohë rekord seanca parlamentare e ditës së sotme për vetëm 15 minuta.  Kryeparlamentari Ilir Meta u shpreh: – “Ju vazhdoni me mitingun mua në zyrë me keni. Mirupafshim seancën tjetër do ta njoftojmë në media,” – theksoi  Meta.

Nis votimi i projektligjeve

Edhe pse deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren duke krijuar zhurmë, kjo nuk e ka ndaluar mazhorancen dhe kryeparlamentarin të vijojë me rendin e ditës duke shqyrtuar dhe votuar projektligjet. 

 

SHKARKO APP