Seancat dëgjimore per kreun e ri i KQZ-së, Bele debate me Ristanin për funksionet në PS
Komisioni i Ligjeve sapo ka nisur sot seancën dëgjimore për kreun e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Aplikimet kanë përfunduar më 30 shtator, ndërsa mandati i kryetares aktuale Lefterije Luzi përfundon ditën e sotme. Aktualisht në garë janë kandidatët: Koli Bele; Denar Biba; Rozeta Ivanova; Lefterije Luzi; Anton Lleshaj; dhe Elion Semanaj.
I pari që është ftuar në seancë është avokati i PS-së në Kolegjin Zgjedhor Koli. Para anëtarëve të Komisionit të Ligjeve bele mohoi të ketë qenë anëtar i ndonjë subjekti politik, pretendim ky që nuk është pranuar nga demokratët. Ish-kreu i KQZ-së, njëherësh deputet i PD-së në Komisionine Ligjeve Arben Ristani iu drejtua Beles se si do të mund të garantojë ai pavarësinë e drejtimit të institucionit më të lartë zgjedhor në vend në një kohë që ai ka ushtruar më parë funksionin e zëvendëssekretarit për çështjet zgjedhore në PS. Por sërish Bele ka këmbëngulur se ai nuk ka qenë asnjëherë në një post të tillë.
KOHA JONË SONDAZH

