Sejko thirrje bankave: Kuadri ligjor i sektorit do të përafrohet me atë të BE-së
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka një mesazh për bankat, duke thënë se në dy vitet e ardhshme kuadri ligjor dhe rregullator i sektorit bankar do të përafrohet plotësisht me atë të Bashkimit Europian. Në takimin e fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, Guvernatori tha se në këtë proces është i domosdoshëm mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i industrisë bankare, në mënyrë që ndryshimet të adoptohen drejt dhe përfitimet të materializohen sa më shpejt. Sejko vlerësoi pozitivisht ecurinë e ekonomisë dhe sektorit financiar gjatë këtij viti.
KOHA JONË SONDAZH

