Sekretar i përgjithshëm i NATO? Edi Rama: “Unë nuk loboj!”. Por të tjerët po punojnë për të!
Pas zhurmës që u krijua se Edi Rama do të jetë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, i ftuar në “Opinion”, kryeministri tha se nuk lobon. Por as nuk mohoi se të tjerët po punojnë për të si numri një në NATO.
Realisht një drejtues NATO si Edi Rama do t’i jepte me shumë autoritet këtij organizmi politik dhe ushtarak.
NATO mbetet sot për sot, forca ushtarake më e madhe dhe më e fortë e botës.
Si doli fjala për Edi Ramën në NATO?
Studiuesja gjermane Suzana Starikov shkruante se: “Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s”. Me pas të gjitha mediat shqiptare e bën kryelajm.
Pjesë nga biseda në studion “Opinion”:
Edi Rama: Unë nuk loboj as për Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, as për të Kombeve të Bashkuara
Blendi Fevziu: Të tjerë lobojnë!
Edi Rama: Të tjerë në emrin tim?
Blendi Fevziu: Për emrin tuaj, të huaj themi
Edi Rama: Nuk e di….
Blendi Fevziu: A është përfolur emri juaj?
Edi Rama: Nuk ka rëndësi, mund edhe të jetë përfolur, por kjo gjë është zgjidhur tashmë edhe për një vit tjetër.
Gjithsesi e verteta që nuk tha Rama, te Fevziu, është se ai mbetet kandidatura numër një për NUMRIN NJE në NATO.
Ndërkohë deri në shtator 2023 Stoltenberg mbetet në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, pasi ka marrë mandat shtyrje në kushtet kur Rusia ka sulmuar Ukrainën. Realisht nuk ka votim për mandat të dytë katër vjeçar për Stoltenberg, por iu shty me një vit në kushtet e luftës në skajin lindor të BE.
Po të shikosh më vëmendje lëvizjet e fundit të Edi Ramës, ndjehet se ai pothuaj e ka të sigurtë zgjedhjen si NUMRI NJE në NATO (janë SHBA dhe Turqia pas tij). Ndaj ai po mendon për qeverisjen që do lerë pas largimit të tij, kujt do t’ia besojë PS dhe natyrisht edhe qeverinë.
Burime të mirëinformuara thonë se Edi Rama, duke parë me sy se si Lulzim Basha, njeriu që u bë njeri nga Sali Berisha, e tradhëtoi; ka mundësi të bëjë zgjedhje surprizë për pasuesin e tij në PS.
Ka parë shumë Edi Rama! Ata që i servilosen me shumë janë hienat e së nesërmes mbi trupin e tij!