Sekretari amerikan Blinken vlerëson Ramën: Jeni një udhëheqës i shquar. Nëpër rrugë pashë energji për të ardhmen

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken foli me elozhe të mëdha për kryeministrin Edi Rama, gjatë një ceremonie te Piramida me të rinj.

“E ndjen ambientin e ngrohtë jashtë, por edhe në çdo dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë. Ju jam mirënjohës. Jam shumë i lumtur që jam sot me ju, në një qytet ku ju, si ish-kryetar bashkie, i keni dhënë ngjyra të bukura. Jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi.

Zoti kryeministër është jo vetëm një udhëheqës i shquar, por edhe një kryeministër shumë i mirë. Dhe këto 3-4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, zoti kryeministër ka qenë pranë nesh dhe i kemi përballuar së bashku”, tha Blinken.

SHKARKO APP