Sekretari Amerikan i Shtetit, Pompeo uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: SHBA pranë Shqipërisë si aleate e palëkundur
Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo me anë të një mesazhi ka uruar të gjithë shqiptaret për Ditën e Pavarësisë.
Sekretari i Shtetit në SHBA ka uruar popullin shqiptar, ndërkohë që ka theksuar se po punojmë së bashku për ët kapërcyer sfidat dhe krijuara nga pandemia.
“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan.
Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.
Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik.
Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur. Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID-19”, thekson Pompeo.