Sekretari Blinken komenton dhe shpërndan foto nga takimi me kryeministrin Rama
Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken ka komentuar takimin kryeministrin Edi Rama një ditë më parë në Uashington.
Blinken ka shpërndarë në rrjetin e tij social Twitter disa foto nga takimi me kreun e qeverisë shqiptare dhe thotë se mezi pret që të vijojnë edhe për 100 vite të tjera.
“Ishte kënaqësi të prisja kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe të festoj 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Mezi presim 100 vitet e ardhshme” – shkruan Blinken në Twitter.
Glad to host Albanian Prime Minister @ediramaal and celebrate the 100th anniversary of U.S.-Albanian diplomatic relations. Looking forward to the next 100 years! pic.twitter.com/BpycaYikDM
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 16, 2022