Sekretari i Jashtëm i Britanisë shtron një darkë për qeverinë/Rama: James Cleverly, mik i çmuar i shqiptarëve

Vizitën e bujshme në Britaninë e Madhe, kryeministri Edi Rama e ka mbyllur me një darkë të organizuar nga sekretari i Jashtëm i Britanisë James Cleverly, të cilin Rama e ka cilësuar një mik i çmuar i Shqipërisë.

Pas përfundimit të takimit dypalësh mes kryeministrit Edi Rama dhe atij britanik Rishi Syunak, të dy liderët ranë dakord për vlerësimin e kapaciteteve të burgjeve në Shqipëri deri në fund të prillit, hapjen e Dhomës Britanike të Tregtisë dhe financimi i eksporteve britanike për Shqipërinë në 4 miliardë stërlina, për lehtësimin e investimeve dhe thellimin e lidhjeve mes universiteteve të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Dy kryeministrat përshëndetën progresin e deritanishëm, pasi rreth 800 emigrantë të paligjshëm janë kthyer në Shqipëri që prej muajit dhjetor, veprimet kundër krimit të organizuar dhe udhëzimet e reja të Mbretërisë së Bashkuar që përcaktojnë Shqipërinë një vend të sigurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për bashkëpunimin në drejtësinë penale, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak përshëndetën punën e përbashkët në vijim për ekstradimet, ndjekjet penale dhe kapacitetet e mjekësisë ligjore dhe ekstradimin e qindra të burgosurve në bazë të marrëveshjeve ekzistuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?