Sekretari i Përgjithshëm i PS-së: Tavo përgatitur për të qenë përfaqësues i Himarës

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi në një prononcim për mediat ka folur për zgjedhjen e Vangjel Tavos si kandadat i PS-së në zgjedhjet e 4 gushtit për kryetarin e bashkisë së Himarës.

Kryesia e mbledhur ditën e sotme pati dy diskutime. E para vendosëm në bazë të propozime që vijnë nga bashkia Himarë për kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidatin e PS.

Po ashtu diskutuam për mbarëvajtjen e Kongresit që do të mbahet më 27 korrik. Një Kongres i cili është zgjedhor ku do zgjidhet Asambleja e Re kombëtare, forumet e saj më të larta. Por do të ketë edhe diskutime për situatën e vizionit “Shqipëria 2030”.

Figura e Tavos, vjen si figurë e njohur politike, njohës i asaj zonë dhe po ashtu vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur për të qenë përfaqësuese e atij komuniteti.

4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale dhe ne shkojmë për të pasur një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në bashkinë e Himarës”, tha Klosi.

SHKARKO APP